Skip to content

PLAS TEK PD – Berisha e do jashte gares, Salianji ben levizjen e papritur ne minuten e fundit

Në një intervistë të dhënë për Report Tv, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se do të dorëzojë dokumentacionin e plotë për kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, pavarësisht se e konsideron procesin si një farsë të orkestruar nga drejtuesit aktualë të partisë.

Lexo gjithashtu:  Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili plágosi vajzen e tij sot në Durrës

Salianji kritikoi faktin që kriteret për kandidatët u publikuan vetëm disa orë para mbylljes së afatit, duke i cilësuar si të padrejta dhe të dizajnuara për të lënë jashtë garës figura të tjera. Ai akuzoi Sali Berishën se po shmang përballjen e hapur përmes “uzurpimit të procesit”.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët, pas Janarit…

“Do të dorëzoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë. Kjo është uzurpim përmes farsës, por edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur,” u shpreh Salianji.

Lexo gjithashtu:  Ndodh çudia në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe prish shtëpinë e motrave, arsyeja e pabesueshme

Ai shtoi se në rast se dokumentacioni i tij nuk pranohet, nuk do ta njohë procesin, duke e cilësuar atë si një uzurpim të postit të kryetarit të PD-së.

Published inNews