Skip to content

“Ngecin” votimet për kryetar të Partisë Demokratike…

Është pezulluar ditën e sotme votimi për kryetar të Partisë Demokratike për degën Korçë.

Paraprakisht raportohet se shkak për pezullimin e votimeve ka qenë kërkesa e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të cilët mësohet se nuk kanë pasur kartë anëtarësie dhe kartë identiteti me vete.

Lexo gjithashtu:  Dënohet me gjobë 2,500 euro personi për kanosjen ndaj moderatorit te Bigut

Ndërsa raportohet se ka pasur dhe persona të tjerë që nuk e kanë pasur emrin në listat zgjedhore për kryetarin e degës së PD të Korçës.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama mbledhje urgjente në kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Për rrjedhojë, përfaqësuesit e PD janë larguar nga selia lokale blu duke marrë me vete dy kutitë e procesit të votimit

Ndërsa nuk dihet akoma nëse votimi do të rifillojë apo jo.

Lexo gjithashtu:  Donald Trump nxjerr informacionin për emigrantët shqiptarë! Ja çfarë bëjnë në SHBA, ata që na mburren se lodhen shumë
Published inNews