Skip to content

I FUNDIT – babai pas 3 vitesh i del para dhe vret të riun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Kretë, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në zonën e Gazi, Heraklion.

Lexo gjithashtu:  Salianji mesazh Berishës: Nëse nuk e rrëzon Ramën, do dal me platformë konkrete për PD

Raportohet se autori fajësonte të riun për humbjen e jetës së djalit të tij tre vite më parë, në një aksident automobilistik.

Mediat helene bëjnë me dije se 20-vjeçari kishte qenë në drejtimin e automjetit ku ndodhej edhe djali i 54-vjeçarit, i cili humbi jetën në atë aksident.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT/ Shkëlqim Hajdari emërohet ne postin e larte ne Tirane

Që prej asaj kohe, autori dyshohet se mbante përgjegjës të riun për tragjedinë familjare, ndërsa ditën e sotme e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në mes të rrugës.

Lexo gjithashtu:  VIDEO e Mirit dhe Livias në klubin e Tiranës po bën xhiron e rrjetit

Pas krimit, 54-vjeçari është paraqitur vetë në polici, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Published inNews