Skip to content

Mjeket ngrejne ‘alarmin’ per qytetaret: “Perben rrezik nese nuk trajtohet…”

Alergjitë sezonale janë në rritje vitet e fundit dhe po prekin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh.

“Një përqindje e konsiderueshme e pacientëve që paraqiten në spitale dhe ambulanca kanë simptoma të alergjive të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si teshtima, rrjedhje hundësh, kruarje sysh dhe bllokim nazal”, tha Marsela Dervishi, mjeke alergologe e siptalit të Vlorës.
Rreth 30% e rasteve të vizitave ambulatore lidhen me alergjitë sezonale, duke treguar një shtim të dukshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe të rriturit aktivë, por nuk përjashtohen as fëmijët dhe të moshuarit.

Lexo gjithashtu:  U fut aty ku Rama nuk shkonte dot! Cfarë është China Club në Berlin që i “hëngri” kokën Spiropalit

Mjeket theksojnë se alergjia nuk duhet neglizhuar. Nëse nuk trajtohen në kohë, alergjitë e rrugëve të sipërme mund të komplikohen dhe të çojnë në probleme më serioze si sinuziti kronik apo përfshirja e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, duke kaluar në forma më të rënda si astma alergjike.

Lexo gjithashtu:  “Nuk e rruan fare per Ramën, ja cfare i ben atij” Monika Kryemadhi për Ballukun! E ka namin që është b…(VIDEO)
Published inNews