Skip to content

TRONDIT babai i Ervis Martinajt, jep ne SPAK koordinatat e sakta dhe emrat kush ia vr*u te birin

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin për pronat e djalit të tij.

Seanca është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve, por pas seancës Mustafa Martinaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lëvizje nga autoritetet sa i përket zbardhjes së ngjarjes së zhdukjes së djalit të tij, Ervis Martinaj.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje ne autostraden Durres Tirane!

“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, është shprehur ai.

Lexo gjithashtu:  Meri nxjerr PARALAJMERIMIN E MADH: 2026 do të vij me nje THES ME LEK per shume shenja

Sipas tij, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit.

“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha babai i Ervisit, Mustafa Martinaj.

Lexo gjithashtu:  E rëndë- Të shtëna me armë në konvikt, raportohet për v*ktima dhe të pl*gosur
Published inNews