Skip to content

Moti i keq në vend! Vjen njoftimi urgjent, ja ku eshte ‘paralizuar’ qarkullimi, trafik…

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu që kanë përfshirë vendin këtë të shtunë, ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pranë zonës së Dragostunjës, ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar.

Si pasojë e reshjeve intensive, në disa segmente të rrugës janë regjistruar shembje masive dheu, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e aksit. Qindra mjete kanë mbetur të bllokuara, ndërsa drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje.

Lexo gjithashtu:  E RENDE - Mbështeti studentët dhe kërkoi të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, vjen lajmi i keq per diplomatin e njohur shqiptar

Sipas burimeve për mediat, masivi i dheut ka rrëshqitur nga zona ku po zhvillohen punimet për Korridorin VIII. Në terren ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Lexo gjithashtu:  S'ka me halle, 4 shenjat qe mund te pasurohen

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, në vendin e njohur si “Kthesa e Dragostunjës”, ndodhi një tjetër shembje masive dherash, e cila bllokoi për disa ditë qarkullimin dhe paralizoi lëvizjen në këtë segment rrugor.

Lexo gjithashtu:  'Amerikanët kanë sjellë një prokuror...' Curri zbulon prapaskenat për kreun e ri të SPAK: Ja kush është i preferuari i...
Published inNews