Skip to content

Tragjike! Ishte vetem 19-vjec, nderron jete shqiptari ne ngjarjen e rende (EMRI dhe DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, në qytetin Monopoli, Itali, ku ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte në sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes”, i cili u përplas me një “Toyota Auris” të drejtuar nga një vajzë e huaj, rezidente në zonë. Goditja ka qenë aq e fortë sa të dyja makinat kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përplasur edhe me disa mjete të tjera të parkuara, mes të cilëve dhe një furgon “Citroën”.

Lexo gjithashtu:  Personi surprize shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 4

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat e 118-ës, zjarrfikësit, Guardia di Finanza dhe karabinierët. Edhe pse mjekët tentuan ta risillnin në jetë 19-vjeçarin përmes masazhit kardiak dhe e transportuan me urgjencë në spitalin ‘San Giacomo’, ai fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Lexo gjithashtu:  Tronditëse/ I marrin jeten nenes se katër fëmijëve me vendim të familjes!

Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe shoqja që drejtonte Toyota-n dhe një pasagjer te Mercedes-i. Autoritete bllokuan qarkullimin për disa orë për të kryer ekspertizën e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Familja e Selin reagon ashpër dhe kërkon menjëherë përjashtimin e Juelës: Publikojnë pamjet e rënda
Published inNews