Hantavirusi po bëhet një temë e madhe globale ditët e fundit, me disa raste të reja që janë zbuluar në disa vende të botës. Kjo temë u diskutua edhe në tryezën e “Rrethi Katror” në “E Diell”, aty ku Alfred Cako e cilësoi këtë virfus si një sëmundje e shkaktuar nga valët 6G të telefonit.
Ai u shpreh se fjala virus nuk ekziston dhe është shpikur vetëm për të krijuar vaksinat dhe shitjen e tyre.
“Në vitin 2009 doli gripi i derrit dhe doli banda 4G. Kure doli 5G në vitin 2019, doli COVID-i. Tani ka dalë 6G, dhe kjo krijon rënie të përgjithshme të imunitetit te shumë njerëz dhe krijohet kjo që quhet hantavirus. Kjo sëmundje është shqetësuese nëse ndiqen protokollet. Nëse i del kundër, gjithçka përballohet, trupi krijon imunitetin e vetë. Gjatë kohës së pandemisë së COVID-it, më shumë se 90% e atyre që ndoqën protokollet vdiqën. Shpëtuan 10%. E kundërta ndodhi me ata që qëndruan jashtë, as 5% e atyre që u prekën nga COVID-i… 95% shpëtuan.
“Unë pajtohem në disa pika, ndryshimet teknologjike, mënyra e re e jetës këto sjellin pasoja. Trupi i njeriut nuk mund të përballet me atë që natyra liron. Teoria me këto valët nuk është pa gjë. Ka edhe shumë studime serioze që thonë të kundërtën. Nuk jemi larg nga pikka ku në botë do të ndodhë një nga ato gjëra që shohim nëpër filma, që do ndodhi diçka… I themi virus ose jo, do jetë diçka shumë e rrezikshme për njerëzimin. Këto janë pasojat”, tha ndërf të tjera Rexhaj.
