Skip to content

I FUNDIT – Ngjarje tragjike ne Durres, humb jeten nje 31 vjecar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës, ku një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Sipas burimeve policore, trupi i të riut është konstatuar në anë të rrugës nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policinë. Në vendngjarje mbërriti ambulanca, ndërsa 31-vjeçari u transportua drejt spitalit, ku mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i fundit ne Hage, lajm i keq për Hashim Thaçin

Nga veprimet paraprake hetimore mësohet se viktima ishte banues në Shijak. Dyshohet se mëngjesin e sotëm ai është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe ka marrë automjetin për t’u nisur drejt spitalit të Durrësit për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Lexo gjithashtu:  Harrojini HALLET! Fati po vjen, shenjat qe do mbulohen me lekë ne fillim Shkurtit

Megjithatë, pa arritur të futet në qytetin e Durrësit, gjendja e tij dyshohet se është rënduar ndjeshëm. Burimet bëjnë me dije se 31-vjeçari ka ndaluar automjetin në anë të rrugës dhe ka dalë prej tij, por pak çaste më vonë është rrëzuar.

Lexo gjithashtu:  “‘Zvërneci do të përvëlojë KOKA që nuk i imagjinoni”, Lala: Ja çfarë ka rënë në duar të SPAK

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkaqet e humbjes së jetës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews