Skip to content

Tjeter doreheqje ne Policine e Shtetit

Drejtori i AMP-së së Tiranës, Franc Ndoja është larguar nga ky post. Ndoja është emëruar këshilltar i Klevis Qoses, drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së.

Kjo nuk është e vetmja lëvizje në radhët e policisë. Shefi i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dorëzuar dorëheqjen me postë, ndërsa paralelisht është komanduar drejtuesi i ri i policisë së kryeqytetit.

Lexo gjithashtu:  Kompania ajrore pezullon fluturimet drejt ketij qyteti

Oliger Torba është komanduar në krye të Policisë së Tiranës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për drejtimin e institucionit.

Franc Ndoja largohet nga AMP e Tiranës, kalon këshilltar i Klevis

Elton Alushi mori detyrën si drejtor i Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një gare të zhvilluar për herë të parë sipas parashikimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ai qëndroi në krye të drejtorisë më të madhe policore në vend për rreth një vit e gjysmë.

Lexo gjithashtu:  Çmendet moti/ Stuhi të frikshme ‘pushtojnë’ ne këtë vend, sapo u njoftua mbyllen shkollat te merkuren
Published inNews