Skip to content

Ndërron jetë nëna e katër fëmijëve pas aksidentit

Ka ndërruar jetë këtë të premte Vera Guri, nëna e katër fëmijëve, e cila prej rreth 10 ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit pas një aksidenti të ndodhur në Shkodër.

Lexo gjithashtu:  Detaje per here te pare nga letra e fundit e Xhuana Nikollit

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-fabrikës së miellit, ku ajo po lëvizte me biçikletë teksa kthehej nga puna, kur është përplasur nga një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë në zonë urbane.

Lexo gjithashtu:  Doli me zarf të zi, Keijsi REAGON pas largimit nga Bigu Shqiptar

Pavarësisht ndihmës mjekësore, plagët e marra kanë qenë shumë të rënda dhe ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Dhimbja në familje është edhe më e madhe, pasi vetëm një vit më parë viktima kishte humbur bashkëshortin, duke lënë pas katër fëmijë.

Lexo gjithashtu:  Merret VENDIMI për karburantin, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa autori i aksidentit mbetet ende i pazbuluar.

Published inNews