Skip to content

E PAPRITUR – Tronditese, kjo nuk pritej, ja cfare ka bere Sali Berisha per ngjarjen e rende ne Zvernec

Situata në Zvërnec të Vlorës, aty ku po ndërtohet një resort gjigand turistik për dhëndrin e Donald Trump, ka kaluar ‘pa u vënë re’ nga Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare në vend.

Edhe pse pamjet e dhunës, bënë xhiron e rrjetit një ditë më parë, ku persona të maskuar rrahën dhe tërhoqën zvarrë protestuesit, asnjë nga përfaqësuesit e PD-së nuk reagoi.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, i cili nuk nguron ‘të ndëshkojë’ publikisht veprimet e dhunshme të regjistruara shpesh në protestat e qytetarëve, këtë herë çuditërisht ka zgjedhur të heshtë.

I vetmi që ka reaguar nga radhët e PD-së, është deputeti Belind Këlliçi, i cili për të justifikuar disi heshtjen e opozitës ka shkruar disa radhë, duke fajësuar Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën.

Lexo gjithashtu:  Analizat tek buket kane treguar nivele te larta te lendeve te d*mshme

“Dhuna nga civilë të maskuar ndaj një protestuesi në Zvërnec, në prani të Policisë së Shtetit, është panorama reale e vendit tonë. Të fortët e lidhur me Edi Ramën kanë marrë pronën, nuk bëjnë transparencë dhe dhunojnë qytetarët që ngrenë zërin. Aty është policia e shtetit që nuk mbron qytetarët por ndihmon klientin e qeverisë. Kthehet në gardë pretoriane për oligarkët dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Dhe për ta bërë edhe më të plotë pamjen e demokracisë që kemi sot, ky skandal i rëndë nuk u pasqyrua dje në asnjë prej mediave kryesore të vendit. Një censurë e turpshme”,- shkruan Këlliçi mes të tjerash në fb.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Do e paguajnë dhe emigrantët te gjithe! Per te paren here, shteti shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë ne xhepat e shqiptarëve

Pra kjo forcë politike, që pretendon se denoncon çdo aferë të qeverisë, për çështje të pronës private, investimeve strategjike dhe përdorimit të forcës ndaj qytetarëve, në rastin e Zvërnecit, kyçi gojën.

Dhe kjo heshtje e opozitës, nuk ka kaluar pa u vënë re. Gazetari Armir Shkurti, ka ironizuar mes rreshtash, Sali Berishën.

“Doktor Berisha! Sa i bukur perëndimi i diellit në Zvërnec”,– shkruan Shkurti, krahas një fotoje nga perëndimi në zonën e Zvërnecit.

Lexo gjithashtu:  "Hajde te tregoj si te jesh s..." Ema Andrea i kthehet keq Ermal Mamaqit ne studio! Ky djale fluturon me p... (Video)

Pra në një kohë kur qytetarët e zonës së Zvërnecit akuzojnë se planet klienteliste të qeverisë po u rrëmbejnë tokat, madje duke i rrahur, rrëmbyer e tërhequr zvarrë, mungesa e reagimit nga opozita ushqen dyshime se heshtja nuk është rastësore.

Në një çështje ku zakonisht PD duhet të ishte në vijën e parë të akuzave ndaj qeverisë, qëndrimi pasiv ngre pyetjen nëse edhe vetë opozita ka arsye politike, marrëveshje apo interesa që e bëjnë të shmangë përplasjen me projektin e Zvërnecit, përndryshe nuk dihet se kush ja mbylli gojën forcës më të madhe opozitare në vend.

Published inNews