Skip to content

Pamje te renda! Aksident i tmerrshem, automjeti mbetet i varur në pemë, mesohet se 2 persona…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e njohur si Boçevë.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet tjetër, ndërsa si pasojë, njëri prej mjeteve ka përfunduar i varur në një pemë pranë rrugës.

Lexo gjithashtu:  Pas shume ditesh kerkime, gjendet trupi i pajete

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Lexo gjithashtu:  DEKLARATA TRONDITËSE: Ka video, Ervis Martinaj është (SKENARET)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Zarf i zi ne Big Brother? Skandal në BBVA! Nikole ben sulmin e pafalshem ndaj Mirit
Published inNews