Plot surpriza ka rezervuar kjo mbrëmje në Ferma VIP, ndërsa një nga momentet më të komentuara ishte hyrja e moderatorit dhe gazetarit të njohur, Adi Krasta.
Një prej figurave më të spikatura të ekranit shqiptar, i cili prej vitesh ka lënë gjurmë në televizion si moderator dhe anëtar jurie në spektakle të ndryshme, ka vendosur të thyejë për herë të parë “tabunë” e tij duke u bërë pjesë e një reality show.
Edhe pse nuk hyri në fermë si konkurrent, Krasta ka ardhur në rolin që e karakterizon më së miri, atë të intervistuesit, ku do të zhvillojë një bisedë ekskluzive me një prej fermerëve.
“Vetë spektakli i madh ka kaluar disa ballafaqime të forta. Kohë do e tregoj nëse duhet të khehemi tek spektakli i dikurshëm. Unë i kam misionet e vogla. Intervista, pyetja, trajtimi i një teme të rëndësishme. Jam i kënaqur aty ku jam. Në një reality vij për herë të parë.

Unë kam një mënyrë kapriçoze të mënyrës si ndjek televizor. Nuk shikoj për orë të tëra, por fenomeni që ka ngacmuar gjykimin popullor ka qenë shumë i madh. Sa herë bëjmë programe, emri vjen gjithmonë, për shkak se është spektakolare”, tha Krasta.
