Skip to content

Alketa Vejsiu shkakton furtunë me reagimin e saj për protestat në Tiranë

Reagimi i fundit i moderatores Alketa Vejsiu lidhur me protestat në Tiranë ka shkaktuar një valë të madhe debatesh dhe mjaft pakënaqësi mes ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të gjatë të ndarë në disa imazhe, Vejsiu u shpreh se e ka ndjekur me interes atë që e quajti “Revolucioni i Flamingove”, duke e vlerësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, qytetarëve dhe të rinjve si një imazh të bukur të një Shqipërie të lirë dhe demokratike.

Lexo gjithashtu:  E rende, ishte vetem 28-vjec, ngjarje makabre ne rruget tona! Vd*s i riu

Ajo shpjegoi se fillimisht ishte rezervuar për të folur pasi nuk është eksperte, por vendosi të ndajë mendimin e saj të lirë.

Në qëndrimin e saj, moderatorja theksoi se mbështet zhvillimin e vendit dhe investimet e huaja strategjike, duke përmendur projekte si ai i Sazanit dhe Zvërnecit.

Lexo gjithashtu:  Agjentë policie kanosin njëri-tjetrin me armë në Berat - Detajet

Sipas saj, marka ekskluzive të hotelerisë si Aman, Four Seasons apo The Peninsula do të sillnin një nivel tjetër turizmi elitar në Shqipëri. Vejsiu argumentoi se natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë nëse ndiqet një model “i gjelbër”, duke u shprehur: “Pse mos t’i duam dhe pretendojme të dyja? Duam edhe Amanin, duam edhe Flamingot!”.

Lexo gjithashtu:  Riformatimi i Policisë: Lëvizjet Strategjike të Ilir Prodës në Veri dhe Tiranë

Megjithatë, ajo pranoi se ky proces kërkon transparencë të plotë publike, plane të rrepta mjedisore, paga dinjitoze për shqiptarët dhe ruajtjen e plazheve publike. Ajo shtroi pyetjen nëse mund ta shohim këtë situatë nën një dritë tjetër: “Po sikur të mos mendojmë: ‘Shqipëria po shitet’, por të themi: ‘Shqipëria po zhvillohet’?”.

Published inNews