Skip to content

E TRISHTË! Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës së njohur në Tiranë

Një lajm të kobshëm kanë ndarë në faqen e tyre në “Instagram”, Instituti “Harry Fultz”, pasi është ndarë nga jeta drejtoresha e shkollës, Brikena Baxhaku.

Baxhaku prej vitesh me radhë i shërbeu istitutit me profesionalizëm dhe përgjegjësi, teksa dha një kontribut të çmuar në edukimin e brezave.

“Gjithmonë me ne, Brikena! Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Drejtores së Shkollës sonë, Brikena Baxhaku.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Edi Rama bën reagimin urgjent për Zvërnecin! Do iu jap lajmin e jashtëzakonshëm për Shqipërinë, ja pse policia po…

Prej shumë vitesh, znj. Baxhaku i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të tërë dhe në zhvillimin e shkollës sonë.

Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale”, shkruan ndër të tjera shkolla Harry Fultz.

Lexo gjithashtu:  Tronditese, raportohet për 37 të vdekur

Kujtojmë se emri i saj u bë edhe më i njohur pasi u thirr ne SPAK për të dëshmuar dhe për të ofruar dokumente institucionale në lidhje me diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Vd*s zyrtarja e larte, kishte nje jete ne politike

Në cilësinë e saj zyrtare si drejtoreshë, Baxhaku i dha sqarime prokurorisë dhe medias, duke konfirmuar se individi në fjalë kishte ndjekur, por nuk kishte përfunduar të gjithë kurrikulën e kërkuar për t’u diplomuar nga Instituti.

Published inNews