Skip to content

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci – ka të vdkur

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin, në rajonin e Istrias, në bregdetin kroat.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë bërë të ditur se deri më tani janë gjetur katër viktima në vendin e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  E rèndè në vènd, djali 30-vjeçar i…

“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, njoftoi policia, pa dhënë detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo rrethanat e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Gjesti përlotet në ‘Goca & Gra’: Deklarata e forte

Mediat kroate raportojnë se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë ende, ndërsa ekipet emergjente janë angazhuar në terren për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aksident.

Sipas raportimeve paraprake, ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe të dy personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin në aeroplan në momentin e rrëzimit.

Lexo gjithashtu:  “Dua të të q*, le të çmendemi si 20-vjeçarë!” DALIN MESAZHET, çfarë i shkruante me SMS anëtari i KLP-së gruas së divorcuar: B**** e tua i kisha në mendje

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa sipas informacioneve fillestare, aeroplani po udhëtonte nga Gjermania drejt Kroacisë.

Published inNews