Skip to content

Policia e Tiranes ne kembe! Njoftohet urgj entisht per nje person te vr*re ne..

Efektivë të Policisë së Tiranës janë nisur me urgjencë drejt fshatit Shëngjergj në periferi të kryeqytetit, pas një telefonate anonime në sallën operative, ku njoftohej për një person të ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet janë vënë në gatishmëri dhe kanë shkuar në fshatin pranë Dajtit, ku kanë nisur kontrollet për gjetjen e viktimës, sipas udhëzimeve të dhëna me telefon nga qytetari.

Lexo gjithashtu:  Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, shuhet profesor Agim Kolasi, neurokirurgu që shpëtoi mijëra shqiptarë

Mirëpo, nga kontrolli i territorit, nuk është zbuluar asnjë gjurmë dhe për më tepër as personi që është pretenduar se është ekzekutuar me plumb në kokë. Sipas telefonuesit, ai e kishte parë vetë viktimën.

Lexo gjithashtu:  Tradhtia’ që mori Berisha Kush është EMRI që Gjermania e do për Kryetar të PD

Në këto kushte, Policia e Tiranës ka ngritur dyshime se e gjitha ka qenë një telefonatë e rreme dhe janë bërë verifikimet përkatëse për zbuluar identitetin e qytetarit që njoftoi sallën operative dhe alarmoi shërbimet.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por nga shërbimet e kryeqytetit bëjnë me dije se personi është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit, ku po jep më tepër deklarime për denoncimin që ka bërë. Deri tani, gjasat janë që alarmi ka qenë fals.

Lexo gjithashtu:  Ja si Shqiperia mund te futet ne Botëror! Zbuloni kundërshtarët e mundshëm
Published inNews