Skip to content

Ktheheshin nga dasma/ Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen kokë më kokë, thuhet se ka

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Lexo gjithashtu:  “Ishallah ta poshtëron dikush gruan jashtë”/ Mateo me fjalë të rënda ndaj Tanit!

Personat që udhëtonin me “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që ka bllokuar trafikun për disa minuta në këtë aks.

Lexo gjithashtu:  Alfred Cako: Balluku dhe Pirro Vengu asete të Greqisë
Published inNews