Skip to content

Vendi në zi! Ndahet nga jeta gruaja e ish Presidentit, ishte kaq e dashur (Foto)

Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare Bernadette Chirac, bashkëshortja e ish-presidentit francez Jacques Chirac.

Bernadette Chirac, ish-zonja e parë e Francës dhe një mbështetëse e hershme e industrisë franceze të luksit dhe modës, ndërroi jetë të premten, më 5 qershor. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vajza e saj, Claude, përmes një deklarate për mediat.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, gruaja bie nga ura, humb jetën

Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi atë si një “grua të madhe me zemër”, e cila “la gjurmë në historinë tonë” dhe “ndryshoi kaq shumë jetë me diskrecion dhe vendosmëri”.

Lexo gjithashtu:  E rende ne darke! Makina perplas vajzen me biciklete, mesohet se 21-vjecarja...

E lindur si Bernadette Chodron de Courcel në Paris në vitin 1933, ajo u martua me Jacques Chirac në vitin 1956 dhe e shoqëroi atë gjatë gjithë karrierës së tij politike, përfshirë periudhën kur ai shërbeu si president i Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007.

Lexo gjithashtu:  Nëse kjo gjë ju shfaqet në ëndërr, mos e neglizhoni – mesazhi është i fortë

Bernadette Chirac njihej veçanërisht për ndikimin e saj në jetën politike franceze dhe për angazhimin e saj në bamirësin popullore tek fëmijët e shtruar në spitale.

Published inNews