Skip to content

E trishtë/ Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës

Kanë marrë fund në mënyrë tragjike kërkimet për ish-ushtarakun e karrierës dhe ish-drejtuesin e Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku, i cili rezultonte i zhdukur prej pasdites së të enjtes.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga bashkëshortja e tij, e cila bëri me dije se 55-vjeçari është gjetur pa shenja jete, duke i dhënë fund ditëve të ankthit për familjarët dhe të afërmit.

Lexo gjithashtu:  Trump trondit Lindjen e Mesme: Do t’ju sulmojnë nëse ...

Pas largimit nga banesa, familja kishte nisur menjëherë kërkimet dhe kishte kërkuar ndihmën e policisë dhe qytetarëve.

Sipas familjarëve, Kolmarku vuante nga një formë e veçantë e demencës, e cila i kishte shkaktuar probleme të theksuara me kujtesën dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore kishte humbur kontaktet me familjen.

Lexo gjithashtu:  Lufthansa bllokohet nga greva, qindra fluturime anulohen, kaos për udhëtarët në prag të Pashkëve

Për më shumë se dy dekada, Kolmarku shërbeu në nivelet më të larta të Gardës së Republikës, duke qenë një figurë e njohur në strukturat e sigurisë.

Lexo gjithashtu:  Sherri për pronën nxjerr në dritë sekretin e errët ne familje: Babai ka nje femije me vajzen e...

Familjarë, miq dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, duke e kujtuar si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe detyrës, që i shërbeu vendit për shumë vite.

Published inNews