Skip to content

Plas sh erri ne vend, ka v iktima

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është vrarë dhe katër janë lënduar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zyrtarja për informim e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Lexo gjithashtu:  ME VIDEO / I riu futet në sallën e Këshillit Bashkiak dhe shpërthen: Ju jeni ***

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë,ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Krasniqi.

Lexo gjithashtu:  “Parlament të rëntë...”, I larguar prej kohësh, Namik Dokle shperthen ndaj deputeteve dhe i con mesazhin e forte...

Ajo ka bërë të ditur se motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”.

Lexo gjithashtu:  E mbani mend biznesmenin që i thyen këmbët për tokat e Lalzit? Çfarë zbulon dosja e Rrumit një dekadë më pas
Published inNews