Skip to content

26 vjeçari i plgosur ndërron jetë te Spitali i Traumës! RENEA del nga reparti dhe niset me urgjencë drejt Kamzës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, dyshohet pas një konflikti banal.

Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Fillimisht u raportua për të shtëna me armë në Kamëz dhe për një person të plagosur. Ndërsa më pas, teksa viktima u çua te Spitali i Traumës, ndërroi jetë.

Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Lexo gjithashtu:  E RËNDË - Dasma kthehet në mákth, humb jeten dhendri 23 vjecar

Ardian Baloshi rezulton se është personi që u plagos me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në Kamëz dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë, raporton newsbomb.al.

I riu është përfshirë në një konflikt banal për motive të dobëta me një person dhe pasi sherri ka degraduar, drejt 26 vjeçarit është qëlluar me armë zjarri.

Ardian Baloshi është qëlluar me plumb në kokë dhe menjëherë është nisur me urgjencë për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Lexo gjithashtu:  EMRAT/SPAK dèrgon për gjykim 10 persona për tráfík ndërkombëtar dróge

Plagët e shkaktuara kanë rezultuar fatale dhe 26 vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Kamzës bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim.

Menjëherë pas sherrit banal që prodhoi një tragjedi mesditën e kësaj të hëne ne Kamëz, autori është larguar nga vendngjarja dhe po i fshihet Policisë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe në vazhdim pret të ketë më tepër detaje për autorin dhe shkaqet e konfliktit.

Lexo gjithashtu:  'Më ftoi në…' - Megi Pojani rrëfen historinë rrenqethese si e ngácmoi pronari i televizionit...

Ndërkohë, me kërkesë të shërbimeve të Kamzës, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar Forcat Speciale RENEA që të dalin me urgjencë nga reparti dhe janë nisur drejt vendngjarjes. Efektivët do të përfshihen në kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Published inNews