Skip to content

Detaje te reja per ngjarjen e rende ne Paskuqan

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë në Paskuqan, ku Sadik Llani dyshohet se qëlloi për vdekje të riun Ardian Baloshi, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Një nga miqtë e 27-vjeçarit, gjatë një interviste televizive, tha se Baloshi jetonte vetëm me nënën dhe se nuk kishte as motër, as vëlla dhe as baba. Sa i përket vrasjes, ai tha se miku i tij mori plumb në kokë dhe nuk kishte mundësi të shpëtonte.

Lexo gjithashtu:  Cmenduri! Fredi Beleri “nxjerr ne drite” origjinën e Edi Ramës: Mamane e kishte greke nga Himara, mbante mbiemrin Koleka! Ai na urren, por

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, vetëm me nënën; as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, tha shoku i viktimës për Top Channel.

Sa i përket krimit të rëndë, mësohet se në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash nga hetuesit e policisë. Raportohet se Llani e ka qëlluar Ardian Baloshin në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Gjykata jep vendimin per Veliajn

Ndërkohë, mësohet se Llani ka tentuar të vrasë edhe një person tjetër, i cili fatmirësisht ka mundur t’u shpëtojë plumbave.

Gjithashtu, më herët policia njoftoi se 39-vjeçari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se kushdo që jep informacion për kapjen e tij do të shpërblehet me 10 mijë euro.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi i detajuar i muajit tetor për të gjitha shenjat: Cilat shenja do të kenë fat në dashuri, punë dhe jetë

Sadik Llani është një emër i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2015, së bashku me anëtarë të familjes së tij, ai është arrestuar për trafikim heroine. Aktualisht, 39-vjeçari është në kërkim për vrasjen e Baloshit.

Published inNews