Skip to content

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi, shiu i rrembyer bllokon rrugen ne aksin kryesor ne vend! Raportohet për..

Aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar sërish ditën e sotme. Shkak për bllokimin e këtij aksi janë bërë reshjet intensive që kanë përfshirë këtë zonë, pasditen e sotme.

Mësohet se si pasojë e këtyre reshjeve, një pjesë e rrugës pranë Përrenjasit është përmbytur dhe ka orani të inerteve në rrugë, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të mjeteve, ku janë shkaktuar radhë të mëdha.

Lexo gjithashtu:  Mos e harroni cfare te beni sot ne oren 12

Bëhet me dije se disa automjete kanë mbetur të bllokuara në zonë, ndërsa dyshohet për dëme materiale në më shumë se 10 prej tyre.

Ndërkohë Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin udhëtimin në këtë segment deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe pastrimin e plotë të rrugës nga inertet.

Lexo gjithashtu:  Banorët nuk i mbajtën dot lotët, kush hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”? (Video)

Ndërsa në terren ndodhen edhe ekipet emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në një nga akset më të rëndësishme në vend.

Po ashtu raportohet se i bllokuar ka mbetur edhe aksi Moglicë-Gramsh, për shkak të inerteve që kanë rënë pas shiut të dendur. Ndëra bëhet me dije se mjetet e kompanisë nënkontraktore po bëjnë pastrimin e rrugës me qëllimin normalizimin e situatës.

Lexo gjithashtu:  Shtetet e Bashkuara prag lufte!
Published inNews