Skip to content

Sot pritet protesta me e madhe ne vend, Edi Rama sapo beri reagimin qe po merr te gjithe VEMENDJEN!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e shumta të bëra së fundmi nga mediat greke, të cilat kanë shkruar shpesh kundër investimeve amerikane që pritet të bëhen në Shqipëri.

Në reagimin e bërë pasditen e sotme, Rama shkruan se Greqia po shijon suksesin e saj me investimet e huaja në vendin e tyre, ndërkohë që po rrisin tensionet mes shqiptarëve, me raportimet që kanë bërë së fundmi.

“Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Lexo gjithashtu:  Tragjike ne shtetin me qindja mijra shqiptare! Vd*s tragjikisht 46-vjecari, la pas dy femije... (DETAJE)

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare publikoi një artikull ku shkruhet për përmirësimin e ekonomisë dhe shndërrimin e ishullit Mykonos në një nga atraksionet turistike më të vizituara, e kjo falë investimeve të bëra në zonë.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Lexo gjithashtu:  Shp*rthim në një fabrikë 'malli... detajet e fundit

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar????????

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Lexo gjithashtu:  'Tigrat ndezin vetëm tym dhe miliona', Pas pezullimit te Ballukut nga SPAK, Artan Hoxha zbulon aferën e radhës!

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Published inNews