Skip to content

Del video e re nga ngjarja e tmerrshme ne Tirane!

Pamjet e kamerave të sigurisë pranë një rruge në afërsi të nënstacionit elektrik në Tiranë, shumë pranë Bulevardit të Ri, duket se përbëjnë një nga provat kyçe në hetimin për zhdukjen e Eglant Koçit.

Ora shënon 00:48 minuta pas mesnatës së 5 qershorit, vetëm pak orë pasi 34-vjeçari ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Në video shfaqet motoçikleta në pronësi të Koçit, e drejtuar nga një person i veshur me të bardha. Ai lëviz drejt zonës së “5 Majit”, braktis mjetin, ndërsa pak çaste më vonë rikthehet në të njëjtën rrugë, kësaj here në këmbë. Kamerat fiksojnë qartë fytyrën e tij.

Lexo gjithashtu:  Ngeli pa burrë dhe nuk ka fëmijë! Rovena Stefa merr vendimin e forte per jeten: Kam vendosur te

Bëhet fjalë për Armand Shakajn, 41-vjeçarin e shpallur në kërkim nga policia dhe të dyshuarin kryesor për rrëmbimin e të riut, njëkohësisht mik i tij,.

Këto pamje ishin elementi i parë konkret që lidhi Shakajn, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”, me ngjarjen.

Dyshohet se ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke lënë motoçikletën në një vend tjetër, me qëllim që të çorientonte hetuesit dhe të vështirësonte zbardhjen e fatit të Eglant Koçit.

Lexo gjithashtu:  A e godet dot Irani - Shqiperine? Ish-ushtaraku tregon “skenarët” ekstrem: Duhet te behemi...

Pas identifikimit të tij, policia ushtroi kontrolle në banesën dhe ambientet në pronësi të Shakajt, përfshirë një biznes fast-food, ku dyshohej se mund të gjendej 34-vjeçari ose prova të rëndësishme.

Edhe pse në kontrollin fillestar nuk u gjet asgjë e dyshimtë, hetuesit sekuestruan materiale filmike me vlerë të madhe, të cilat dyshohet se dokumentojnë lëvizjet në ambientin ku Koçi mund të jetë mbajtur peng.

Nga veprimet hetimore doli në skenë edhe Enea Zyferi, kamarier në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Lexo gjithashtu:  E PAPRITUR! Moderatori i Njohur Shqiptar Perfundon ne BBAV5 - Zyrtare Banori i Pare (FOTO)

Dëshmia e tij konsiderohet kontradiktore. Ai deklaron se e pa Eglant Koçin të hynte në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng, por pretendon se nuk di çfarë ka ndodhur më pas.

Sipas Zyferit, në një moment “Mand Dhelpra” i ka kërkuar të fikte dritat e biznesit, me arsyetimin se do të zbriste një frigorifer në katin poshtë.

Ai thotë se e ka zbatuar kërkesën, por hetuesit konstatuan se, megjithëse ambienti ishte në errësirë, kamerat e sigurisë kanë vijuar të regjistrojnë./Voxnews

Published inNews