Skip to content

Rrëzohet helikopteri/ Vdesin të gjithë personat në bord, shkak dyshohet një …..

Një helikopter Mi-17 i Aviacionit të Ushtrisë së Pakistanit është rrëzuar ditën e sotme duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun Ndër-Shërbim (ISPR), krahu mediatik i ushtrisë pakistaneze, i cili bëri të ditur se nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar.

Lexo gjithashtu:  Burri kreu marrëdhënie me të bijën, e reja kishte ‘konkurrente’ të motrën

Sipas deklaratës zyrtare, helikopteri u rrëzua gjatë ngritjes si pasojë e një defekti teknik.

Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe të rikuperimit mbërritën në vendin e aksidentit, ndërsa është ngritur një komision hetimor për të përcaktuar shkaqet e sakta të rrëzimit.

Lexo gjithashtu:  DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2: U kërkohet "të ushtrojnë kujdes të shtuar"

Shefi i Forcave të Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Feldmarshalli Asim Munir, së bashku me drejtuesit dhe personelin e ushtrisë, shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave.

Lexo gjithashtu:  Deklarata e Stenaldos per banorin qe ka me shume shanse te fitoje Bigun!

“Shprehim hidhërim të thellë për humbjen tragjike të jetëve të çmuara dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve”, thuhet në reagimin e ISPR-së.

Published inNews