Skip to content

‘Zot c’po ndodh’, “Bjeri m q*** m***” tre të rinj dh unojnë brutalisht një person, shkelma e grushte (PAMJE)

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku disa persona kanë dhunuar një qytetar.

Sipas burimeve për mediat, tre shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë zënë pritë qytetarit shkodran dhe e kanë dhunuar brutalisht. Nga pamjet e publikuara shihet se autorët i janë afruar automjetit të tij, kanë hapur derën dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Lexo gjithashtu:  Ambasada shqiptare në Berlin është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha korruptive

Në vendngjarje kanë ndërhyrë qytetarë të tjerë, të cilët kanë tentuar të ndalojnë konfliktin, por pa sukses. Më pas ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Lexo gjithashtu:  K*jdesuni para se te jete vone! Nga se vjen dhe çfarë është ‘SPOK’, sëm*ndja e pashërueshme që i mori j*tën Fatos Nanos

Deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi identitetin e personave të përfshirë apo mbi shkaqet e ngjarjes. Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga autoritetet.

Published inNews