Skip to content

Ngjarje e oreve te vona, Policia rrethon makinen e dyshimte, një i ri arratiset mes trafikut

Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të Durrësit, ku forca të shumta policie kanë zhvilluar një operacion për ndalimin e një automjeti tip “Mercedes ML” me ngjyrë të zezë, në të cilin udhëtonin dy të rinj nga qyteti bregdetar. Burime paraprake bëjnë me dije se policia kishte siguruar informacione operative se dy të rinjtë mund të posedonin armë zjarri.

Lexo gjithashtu:  Kushtet atmosferike jane renduar, paralajmerimi!

Menjëherë pas lokalizimit të mjetit, efektivët u kanë bërë thirrje të ndalonin për kontroll, por ata nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu. Gjatë ndërhyrjes së policisë, njëri prej të rinjve ka braktisur automjetin në mes të rrugës dhe është larguar me vrap, duke shkaktuar momente paniku te kalimtarët.

Lexo gjithashtu:  Lajm i ores se fundit, ish presidenti shkon ne spital!

Ndërkohë, personi tjetër është neutralizuar dhe shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë. Pas ndjekjes së organizuar, efektivët kanë arritur të lokalizojnë dhe kapin edhe të riun që u largua nga vendi i ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  A do e dorezoje PS Ballukun? Rama ben deklaraten e forte qe i trondit te gjithe

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar informacionet lidhur me armët e zjarrit që dyshohet se posedoheshin nga të rinjtë. Pritet që Policia e Durrësit të japë detaje zyrtare në vijim.

Published inNews