Skip to content

Pas 12 ditesh protestash GJIGANDE, kompania e ndertimit jep lajmin e FORTE per projektin milionësh në Zvërnec!

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” është tërhequr zyrtarisht nga aplikimi për lejen e ndërtimit të resortit turistik që ishte parashikuar në Gadishullin e Zvërnecit.

Ajo hoqi dorë nga kërkesa e saj për të ndërtuar resortin turistik të parashikuar në zonën e Pishë Poro Nartë, sipas MCN TV. Më herët kujtojmë se sipas dokumentacionit projekti kishte kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit kishte lëshuar fillimisht lejen për nisjen e punimeve.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha leshon deklaraten shokuese!

Ka qenë vet Agjencia e Zhvillimit të Territorit ajo e cila ka konfirmuar lajmin për MCN Tv, e cila tha se “Zvërnec South Adriatic Development”, me administratore Isida Çelën ka depozituar kërkesën për tërheqjen e lejës së ndërtimit, miratuar më Janar të 2025-ës, raporton PolitikOn.al

Lexo gjithashtu:  SKANDAL/ Bie “One Albania”! Mijëra klientë në “black out”, shkëputet shërbimi i telefonatave dhe i internetit

Kjo vjen në një kohë kur një valë protestash janë përhapur në Tiranë dhe në disa qyetet të tjera të Shqipërisë, të cilat kërkojnë që resorti i folur në Zvërnec të mos ndërtohet. Sa i përket çështjes së pronave në Zvënrec, SPAK ka çelur një hetim për disa persona për të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësimit në atë zonë.

Lexo gjithashtu:  Tmerr në Tirane, sheshi ‘Skenderbej’ plot me qytetare dhe turiste, makina futet me shpejtesi skëterrë dhe...
Published inNews