Skip to content

Fundjava rikthen reshjet e shiut/ ‘Surprizat’ e motit

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Lexo gjithashtu:  Protesta e Zvernecit? SPAK njofton urgjentisht levizjen E FORTE, sapo u njoftua se...

Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi e madhe, ka shume viktima

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.

Lexo gjithashtu:  I dha të gjithë pushtetin! Ja si e pesoi Belinda Balluku nga Ervis Berberi! Ja gabimi i tij që i hap dyert e burgut Ministres

Published inNews