Skip to content

C’po ndodh!? ‘Plas’ në protestë, protestuesit perplasen me … Ndërhyn policia (video)

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS.

Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, te kryqëzimi te kryeministria, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.

Lexo gjithashtu:  Tension i rende ne Big Brother! Pamjet qe produksioni nuk do donte ti shihte asnje (Video)

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

Live për Top Channel foli një nga protestuesit. “Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Sa rrezîkon Shqîpëria nga sùlmet e Iranit? Reagon Ambasada Amerîkane në Tiranë

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, direkt nga protesta raporton: “Pjesa e parë ka qenë verbale, grupimi ka marrë pastaj një pjesë të protestuesve duke ikur me vrap, duke iu drejtuar sheshit ‘Nënë Tereza’. Ka pasur edhe ndërhyrje nga pjesa tjetër e protestuesve që kanë dashur t’i rikthejnë para Kryeministrisë për të shmangur konfliktin dhe që të mos binin pre e provokimeve”. /Top Channel

Lexo gjithashtu:  Plas keq mes SHBA dhe Anglise, Trump ben deklaraten e forte

Published inNews