Skip to content

Tmrr ne Boterorin e Amerikes! Prane fushes se stervitjes te Kombetares se madhe gjendet trupi i vdkur i …

Tronditje në grumbullimin e kombëtares së Iranit në Tijuana të Meksikës. Sipas mediave lokale, këtë të premte është gjetur trupi i pajetë i një personi brenda një automjeti të parkuar pranë qendrës stërvitore ku po përgatitet përfaqësuesja aziatike.

Zbulimi makabër është bërë në parkingun e një supermarketi pranë Stadiumit Caliente, aty ku skuadra e drejtuar nga Amir Ghalenoei po zhvillon përgatitjet për ndeshjen e parë në Botërorin 2026 ndaj Zelandës së Re, e programuar për të martën.

Lexo gjithashtu:  Aksion i madh policor ndaj drejtues te kompanise ONE Albania

Sipas raportimeve, trupi u gjet brenda një automjeti Toyota RAV4 me ngjyrë gri, i cili prej tre ditësh qëndronte i braktisur në të njëjtin vend. Burimet bëjnë me dije se viktima ndodhej në një gjendje të avancuar dekompozimi.

Lexo gjithashtu:  U fut me forcë në Këshillin Bashkiak, i ndodh e papritura!

Prokuroria e Tijuanës njoftoi për agjencinë AFP se një patrullë policie identifikoi mjetin rreth orës 11:30 dhe, gjatë kontrollit, zbuloi në pjesën e bagazhit një person të mbështjellë me një qese të zezë, në trupin e të cilit ishin konstatuar shenja dhune.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq ‘pushton’ vendin fqinj/ Stuhi, breshër dhe rrufe të forta shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion që ta lidhë rastin me kombëtaren iraniane apo aktivitetin e saj në qytet.

Published inNews