Skip to content

Rama nuk ndalet! Kryeministri që në mëngjes jep LAJMIN E BUKUR për pensionistët…

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët, tha se të ardhurat e siguruara nga rritja e çmimit të naftës, përmes taksave, për shkak të luftës në Iran do u kalojnë pensionistëve.

“Ju kujtohet që vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot. Të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i merrni ju”, tha Rama.

Lexo gjithashtu:  “Po afrohet", Tanja Porja: Merrni masa, ja çfarë pritet nga dita..

“Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës per personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do i paguajë shteti”, shtoi kryeministri.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Pas ndarjes nga Brikena, ja si zgjedh “ta kalojë ditën” Mateo

 

Published inNews