“Ua ka shti ethet në bark Albin Kurti”, Kasapolli: Opozita nuk guxon të takohet mes vete
Analisti Gëzim Kasapolli ka komentuar raportet brenda opozitës, duke thënë se frika nga interpretimet politike po ndikon në komunikimin mes partive opozitare.
Në Click të RTV21, Kasapolli deklaroi se, sipas tij, opozita po heziton të zhvillojë takime të përbashkëta për shkak të reagimeve që mund të pasojnë nga pushteti.
“Ua ka shti ethet në bark Albin Kurti. Opozita nuk guxon me u taku me njëri-tjetrin. Nuk bën këta me u taku mes veti, sepse çdo takim po e shfrytëzon me thënë: këta janë bashkë”, tha Kasapolli.
Kasapolli: Kemi ardhur në pikën që “prostituta shet moral, hajni flet për zhvillim ekonomik”
Analisti Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po përballet me një krizë institucionale që, sipas tij, po zgjatet prej më shumë se dy vitesh.
Kasapolli deklaroi se skenari politik po përsëritet vazhdimisht, pa prodhuar zgjidhje.
“Është një film që e kemi parë tri herë. U bënë dy vite që po e shohim të njëjtin skenar dhe po presim rezultat tjetër. Është njësoj si të hipësh në trenin e gabuar dhe të presësh të mbërrish në destinacionin e duhur”, tha ai.
Kasapolli paralajmëroi se, nëse brenda dy muajve nuk zgjidhen Presidenti dhe institucionet e reja, vendi rrezikon përqendrimin e pushtetit.
“Nëse brenda dy muajsh nuk do të kemi as president e as parlament funksional, do të kemi një pushtetar si Albin Kurti që i kontrollon të gjitha institucionet. Po presim të kthehet nga Greqia, besoj që ka shkuar t’i karikojë bateritë”, u shpreh ai.
Në fund të deklaratës, Kasapolli përdori një krahasim të ashpër për të përshkruar, sipas tij, gjendjen e diskursit politik në vend.
“Kemi ardhur në një situatë ku prostituta shet moral, e hajni flet për zhvillim ekonomik”, deklaroi./RTV21
