Skip to content

Ngjarje e rëndë në Shkodër

Prag tragjedie, kështu mund të përshkruhet ngjarja e ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë së Shtetit u bë i mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale.
Ngjarja nisi rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 18-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë Vildan Kepëca.

Apeli lë në burg Petri Bozon pasi aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan!
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Shkodrës u vunë në lëvizje për të ndërhyrë në vendngjarje.

Lexo gjithashtu:  Tiranë/ Plas sherri brenda spitalit, qëllohet me thike infermieri - EMRAT

Gjatë veprimeve të para hetimore dhe operative, uniformat blu morën informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, pasi kishte mësuar për plagosjen e të vëllait, kishte marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur në këmbë me qëllim për të gjetur dhe të vriste 18-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.

Lexo gjithashtu:  Del foto e personit qe humbi jeten ne Nikel

Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.
Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Lexo gjithashtu:  Nga nesër ndryshon komplet moti! Shira dhe rrezik i madh për…! Zbulojeni tani çfarë iu pret me temperaturat

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Published inNews