Skip to content

E fundit! PLGOSET polici që tentoi të qetësonte sherrin, 4 të arrestuar

Një përleshje mes katër personave është regjistruar ditën e sotme në Prizren, ku ka mbetur i plagosur me thikë një punonjës policie. Ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe ndërhyri për të ndalur konfliktin, gjatë të cilit të dyshuarit raportohet se kishin me vete një armë zjarri dhe një thikë.

Lexo gjithashtu:  E rende ne vendin tone, ngjarja e keqe qe u ndodhi para dasmes

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, polici, me detyrë hetues, reagoi menjëherë sapo konstatoi përplasjen, duke u përpjekur të vinte situatën nën kontroll dhe të ndante personat e përfshirë.

Gjatë ndërhyrjes, ai u lëndua nga thika. Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, hetuesi arriti të neutralizonte situatën, pavarësisht plagosjes së tij.

Lexo gjithashtu:  Sh*kon mjeku i njohur: Meshkujve shqiptarë nuk ju ngrihet, ja pse…

Njëri prej të dyshuarve kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër mbante një mjet të mprehtë. Në informacionin e raportuar nuk bëhet e ditur nëse arma e zjarrit është përdorur gjatë përleshjes.

Lexo gjithashtu:  Plas keq ne mes te Tiranes, protestuesit zene Ballukun ne rruge, e pabesueshme se cfare i bejne

Pas mbërritjes së njësive të tjera policore, të katër personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar. Gjithashtu, policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe thikën e gjetur në vendin e ngjarjes.

Published inLAJME