Skip to content

Aksident fatal në vend, humb jetën një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet data kur nis në parlament shqyrtimi amnistisë, përfitojnë 447 të burgosur

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Lexo gjithashtu:  Astrologia bën parashikimin e javës për të gjitha shenjat

Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Published inNews