Skip to content

Thellohet skandali i VIP shqiptarë, tash dolën pamje nga kamerat e sigurisë

Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime.

Gjatë dëshmisë së tij Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.

Lexo gjithashtu:  Rama tha se do të ndalojë protestuesit të udhëtojnë drejt BE-së, reagon ashpër eurodeputetja

Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.

Lexo gjithashtu:  ALBIN KURTI E SHKARKOI DHE PARALAJMËROI VLORA HYSENIN: MOS NXIRR INFORMACIONE OSE DO TË TË KUSHTOJË…

 

Screenshot

 

Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij.

Lexo gjithashtu:  Politikanë dhe biznesmenë veprime të turpshme në qendrat e masazhit, videot që do të bëjnë të harrohet videoteka erotike e Adi Hilës

Hetimet për rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.

Published inLAJMI