Skip to content

Më kanë dërguar fotografi të Vlora Hysenit duke u futur në vilën e Agasit, por …

Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e kësaj të shtune, gjatë komunikimit të përjavshëm me qytetarët, duke deklaruar se ka pasur fotografi të ish-shefes së SHISH duke u futur në vilën e Ergys Agasit.

Ai tregoi se nuk i ka publikuar këto pamje, sepse nuk dinte se çfarë statusi kishte Vlora Hyseni.

Lexo gjithashtu:  Plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja, sherri dyshohet se nisi për një borxh të pashlyer

“Qytetarë digjitalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk e dija a është e martuar a e pamartuar, dhe e kam një rregull që nuk hyj në këto sherre.

Por e vërteta është se, e kam dëgjuar që thotë s’jam takuar, ajo është takuar dhe fotografia më është dërguar nga qytetarët digjitalë. Ky është realiteti. Sikundër, pra unë po flas për vilën, nuk po flas për zyrën, që zyra e tij ka qenë ajo që po del dhe po flasin njerëzit”, u shpreh Sali Berisha.

Lexo gjithashtu:  Del foto e personit te dyshuar per ngjarjen e rende

Më tej, lideri demokrat tha se Hyseni e Agasi kanë qenë të pandarë dhe në vilën e biznesmenit ka pasur takime të shumta.

Lexo gjithashtu:  Policia reagon prapë, kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë

“Takimet me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekti i interierit të saj, i brendësisë së saj. Aq sa, ka njerëz që kanë dyshime shumë të mëdha që ajo vilë është e Ramës dhe jo e Ergysit”, vijoi ai.

Published inLAJMI