Skip to content

Aksident tragjik, avioni përplaset me pemët dhe përfshihet nga flakët,

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të diel pranë qytetit të Gundelsheim, në Gjermaninë jugperëndimore, ku një avion i vogël është rrëzuar, i cili u ka marrë jetën dy personave. Policia ka konfirmuar se të dy viktimat ndodheshin në bord në momentin e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

Sipas mediave të huaja, pas rrëzimit avioni ka marrë flakë, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje. Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë Gundelsheim, në rrethin Heilbronn, në landin Baden-Wurttemberg.

Lexo gjithashtu:  “Kam dosjen tënde ku del ti duke…” – Berisha ultimatum Pjerin Ndreut: Jep dorëheqjen, ose…

Mësohet se avioni ultra i lehtë po i afrohej një piste të vogël ajrore në Gundelsheim, ku për arsye ende të paqarta, ka dalë jashtë kontrollit. Fillimisht, ai është përplasur me një gardh, më pas ka goditur një pemë dhe në fund është rrëzuar në një vresht.

Lexo gjithashtu:  Pano Soko zbulon ultimatumin e Perëndimit
Published inLAJMI