Skip to content

E rende ne vend, pronari i biznesit humb jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një subjekti.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi Ylli Shakaj, rreth 70 vjeç, pronar i subjektit te materialeve hidrosanitare. Dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej tyre kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi të, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, 70-vjeçari ka humbur jetën.

Lexo gjithashtu:  Elton Tozaj befason fuqishem me dekláratën: “Luana Vjollca ka paguar…

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Lexo gjithashtu:  “Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-së

Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.

Lexo gjithashtu:  Detaje të reja për rastin e Arlinda Zekajt në Pejë, dalin dyshime për pamjet në telefonin e Jeton Sylajt – çfarë pa Policia?

Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI