Skip to content

Rndohet skandali tjetër/ Këngëtarja shumë e njohur, përfshihet në “psllëqet” e …

Elton Tozaj ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë të tjera pretendime që lidhen me kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, duke thënë se këtë herë në materialet që disponon përfshihet edhe një këngëtare e njohur.

Në një postim të publikuar në Instagram, Tozaj shkruan: “Dhe një këngëtare shumë e njohur e përfshirë në pisllëqet e Erion Isait! Sonte ora 22:00”, pa bërë të ditur identitetin e artistes apo se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Lexo gjithashtu:  Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj, tronditëse çfarë shkruhet aty

Paralajmërimi vjen vetëm pak orë pasi Tozaj publikoi disa materiale dhe bëri akuza publike ndaj Isait. Ai pretendon se kryebashkiaku u ka kërkuar favore seksuale punonjësve meshkuj të bashkisë dhe se disponon emrat e personave të përfshirë.

Tozaj ka publikuar gjithashtu pamje të disa bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin Isait dhe një personi tjetër. Në materialet e publikuara shfaqet një profil me emrin e kryebashkiakut dhe komunikime me përmbajtje intime. Autenticiteti i këtyre bisedave nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Lexo gjithashtu:  Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, ja si të aplikoni për leje

Tashmë Tozaj paralajmëron një tjetër publikim në orën 22:00, ku thotë se do të flasë edhe për përfshirjen e një këngëtareje të njohur. Për momentin ai nuk ka dhënë të tjera detaje dhe mbetet e paqartë se çfarë lidhjeje pretendon se ka artistja me çështjen.

Lexo gjithashtu:  K rim në familje në Vau i Dejës! Burri go det me sëpatë bashkëshorten

Deri tani, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik mbi autenticitetin e materialeve të publikuara nga Tozaj apo mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Published inLAJMI