Skip to content

Pilinci shpall veten kryeministër, krijon kabinetin dhe cakton edhe zv.ministren e Energjisë

Shqipëria duket se ka një kryeministër të ri. Të paktën kështu e quan veten Pilinci.

Pa zgjedhje dhe pa marrë një mandat qeverisës, ai flet si kryeministër dhe ka shkuar edhe më tej: ka krijuar kabinetin e tij dhe ka nisur të caktojë njerëzit që, sipas tij, do të drejtojnë institucionet e vendit.Pilinci nuk është mjaftuar me idetë për një qeveri të ardhshme. Ai ka prezantuar edhe strukturën e kabinetit të tij, duke përfshirë edhe zv. ministren e Energjisë, të cilën e sheh pjesë të ekipit që do të drejtojë sektorin energjetik.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha zbulon EMRIN: Ja kush është shqiptari që futi për një muaj 32 ton

Pra, në qeverinë e Pilincit ka jo vetëm ministra, por edhe zëvendësministra të përcaktuar. Ai flet me gazetarët e Fiksit për postet dhe funksionet sikur kabineti i tij të jetë tashmë gati për të marrë detyrën. Por programi i Pilincit nuk ndalet këtu. Ai thotë se, nëse merr kryeministrinë, një prej veprimeve të para do të jetë ndërhyrja në zyrat e administratës.

Lexo gjithashtu:  Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

“Kur të marr kryeministrinë, do t’i lyej zyrat dhe do t’i dezinfektoj”, shprehet Pilinci. Nga kryeministri te ministrat, nga zv. ministrja e Energjisë te premtimet për administratën, Pilinci ka ndërtuar tashmë në fjalët e tij një kabinet të plotë qeveritar.Dhe ndërsa qeveria aktuale ka ministrat dhe strukturat e saj zyrtare, Pilinci duket se ka zgjedhur të ndërtojë një qeveri të tijën, të paktën në skenarin që prezanton para gazetarëve.

Lexo gjithashtu:  u kèrkon favore sek*uale pùnonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bèn dènòncimin e fòrtë dhe publíkon mesazhèt +18 me krýebáshkíakun – LAJMI

E vendosur për ta çuar Shqipërinë përpara shprehet zv. ministrja e Energjisë e qeverisë Pilinci e cila shprehet se Shqipëria do bëhet si Amerika.

Fiks Fare solli deklaratat e Pilincit dhe kabinetin që ai thotë se ka krijuar, në një rrëfim ku pretendimi për postin e kryeministrit shoqërohet edhe me emërime

Published inLAJMI