Skip to content

Aksidenti në Bulgarec të Korçës, makina përplasi këmbësorin, ndërron jetë në spital

Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule, bën me dije se nga aksidenti mbeti i plagosur shtetasi F. M., 18 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Lexo gjithashtu:  Aksidenti i kamionit, dalin pamjet e ngjarjes

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ndodhet dhe drejtuesi i mjetit.

Njoftim i policisë:

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Lexo gjithashtu:  Jepet lajmi i mirë/ Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu:  E trîshte, njofton humbjen e babait, Kryetarja …

 

Published inLAJMI