Skip to content

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku një automjet tip “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

Lexo gjithashtu:  Paralajmërimi i Ramës dhe për emigrantët: Pas anëtarësimit në BE do

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, të shtatë personat janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në familjen shqiptare, babai vr*t të birin dhe arratiset nga vendngjarja

Sipas të dhënave paraprake, në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura.

Lexo gjithashtu:  Këngëtarja akuzon kompozitorin Hila nxjerr detajet e renda

Gjendja më e rëndë raportohet të jetë e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Published inLAJMI