Skip to content

Gjendet trup i pajetë i dekompozuar në Kurbin, dyshohet se

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Premtimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Lexo gjithashtu:  Përplasje me gazetarin amerikan / Rama shmang pyetjen për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin: Pse i përzien gjërat?

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin përfundimtar të viktimës dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/Policia e dhunoi dhe e la pa ndjenja të shtrirë në ambientet e Kishës Ortodokse! Protestuesi nuk reagon (Video)
Published inLAJMI