Skip to content

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, reagon Policia e Shtetit

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat e tyre zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.

Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake nuk është konstatuar prania e lëndëve shpërthyese, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe burimit të mesazhit.

Lexo gjithashtu:  “Doktori” i Fiks-it feston 52-vjetorin i harruar: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

Policia e Shtetit:

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Lexo gjithashtu:  Ia ndaluan të takojë djemtë, Neda Balluku rrëqeth me detajet: 17 minuta para derës për të parë të birin, e kishin futur në “kafaz”

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Mevlan Shaba g*det me vezë Luiz Ejllin, çfarë ka ndodhur mes tyre? (Video)
Published inLAJMI