Skip to content

Kanalizimet nuk përballojnë reshjet, përmbyten rrugët kryesore të qytetit

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, ndonëse me kohëzgjatje të shkurtër, kanë shkaktuar problematikat e para në qytetin e Vlorës. Uji ka pushtuar disa nga rrugët kryesore, ndërsa sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur ta largojë atë në kohë.

Lexo gjithashtu:  Nderron jete në moshën 63-vjeçare mjeku

Prezencë e konsiderueshme uji është konstatuar në bulevardin “Ismail Qemali”, bulevardin e Palmave, si dhe në disa rrugë të brendshme të lagjeve të qytetit.

Sipas Bashkisë së Vlorës, Hidrovori është vënë në punë, por aktualisht nuk funksionon me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së dy pompave.

Lexo gjithashtu:  Ekskluzive! Zbulohet “tradhtari” i protestës nga Diaspora që takoi Presidentin Begaj! Kërkon të hapet parti nga ai…(VIDEO)

Autoritetet bëjnë me dije se uji pritet të tërhiqet në një kohë të shkurtër, duke argumentuar se situata është krijuar si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të kanalizimeve nga prurjet e shumta të ujit.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/ E pëson keq i riu që foli kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij

Reshjet e pakta në kohë, por me intensitet të lartë, kanë rikthyer shqetësimet për përballimin e ujërave atmosferike në qytet, veçanërisht në zonat ku grumbullimi i ujit vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Published inLAJMI